Komuna e Malishevës do të rishqyrtojë deklaratën për “Zajednicën”

Autori:Gazeta Fjala

Pas raportimeve për një letër që ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, i kishte dërguar Komunës së Malishevës, me kërkesën që të rishqyrtojë deklaratën rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, TV Arta ka pyetur nëse do të realizohet kjo kërkesë nga asambleja komunale.

“Po, komuna ka pranuar kërkesën nga Ministri i Pushteti Lokal Lubomir Mariq. Ne e kemi proceduar për rishqyrtim në Kuvend, por i mbetet Kuvendit që të vendosë në lidhje me këtë. Kjo kërkesë do të shqyrtohet në mbledhjen e së premtes të Kuvendit Komunal të Malishevës”, i ka thënë TV Artës zëdhënësi i Komunës, Artan Paçarizi.

Kuvendi i Malishevës kishte kundërshtuar përmes një deklarate Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa minstri Mariq kishte kërkuar rishqyrtimin e kësaj deklarate, me vërejtjen se ajo nuk mund të prodhonte efekte juridike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-malisheves-do-te-rishqyrtoje-deklaraten-per-zajednicen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala