Komuna e Klinës tender 60 mijë euro pa konkurrencë

Autori:Gazeta Fjala

Komuna e Klinës shpallë fituesin në një tender të saj  60 mijë euro edhe pa pasur numrin e mjaftueshëm të operatorëve ekonomik pjesëmarrës.

Ditën e mërkur u bë publik emri i fituesit të tenderit të komunës për furnizim me derivate për automjetet zyrtare në komunën e Klinës, raporton Gazeta Fjala.

Vlera e përllogaritur e këtij tenderi del të jetë 60 mijë euro e që fituese e tij u shpall Petrol Company.

Por bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës numri i tenderëve të pranuar është vetëm dy, e kjo bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, pasi që parashihet që në garë për tenderë duhet të jenë së paku tre ofertues.

Kjo parashihe në neni 84- Sistemi i Kualifikimit,

“Një numër prej së paku tre operatorë ekonomik të kualifikuar do të përfshihen në çdo kohë për të siguruar konkurrencë të mjaftueshme”, specifikohet në të./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-klines-tender-60-mije-euro-pa-konkurrence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala