Komuna e Klinës nuk ndan bursa, shpenzon për dreka e darka‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Klinës, tash e 16 vjet, asnjëherë nuk ka ndarë bursa për studentët e kësaj komune, përderisa shpenzimet për dreka dhe darka, derivate e telefon, po vazhdojnë të rriten, thuhet në komunikatën e sotme të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë.

“Duke e ditur se Klina ka studentë shumë të suksesshëm nëpër universitete, është e papranueshme për ne si Vetëvendosje që të vazhdohet me këtë logjikë, ngaqë e dimë se buxhet ka, por mungon vullneti i ekzekutivit për ta ndarë për këto çështje. Keqpërdorimi i parave publike duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë, dhe ndarja e buxhetit duhet të bëhet sipas nevojave të qytetarëve, e jo sipas qejfeve të pushtetarëve për rritjen e luksit të tyre dhe të militantëve partiakë e familjarëve”, thuhet në njoftim.

Qendra e Lëvizjes në Klinë njofton se e ka ngritur shqetësimin e vet për këtë problem edhe në Kuvendin Komunal dhe i bën thirrje qeverisë lokale që menjëherë të ndërmarrë masa për zgjidhjen e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-klines-nuk-ndan-bursa-shpenzon-per-dreka-e-darka%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala