Komuna e Kamenicës shkel ligjin, kërkon vrasjen e qenve

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Kamenicës nuk e ka ndërmend t’i lë qentë endacak rrugëve të qytezës.

Madje ajo ndërmend e ka edhe eliminimin e tyre kundër Ligjit të trajtimit të  kafshëve të nxjerr në Kuvendin e Kosovës.

Komuna përmes një njoftimi për kontratë po e kërkon një kompani që në afat prej 24 muajsh të eliminoj qentë endacak.

Gazeta Fjala merr vesh se konkretisht kompania fituese do të angazhohet për kapjen e qeneve, sterilizimin-kastrimin, trajtimin me ektoparazit dhe dehelmitizim, mbajtja pas trajtimit dhe kujdesi dyjavorë, eutonazia e qenëve (mbytje pa dhimbje), transporti i kufomave, dezinfiktimi dhe gropasja e tyre.

Disa javë më parë edhe komuna e Podujevës kishte shpallur tender për vrasjen e qenëve endacak por ai ishte anuluar pas reagimit të organizatave për mbrojtjen e kafshëve dhe pas konstatimit se vrasja e tyre është në kundërshtim me ligjin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-kamenice-shkel-ligjin-kerkon-vrasjen-e-qenve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala