Komuna e Graçanicës paguan njerëz pa punuar fare

Autori:Avdyl Pajaziti

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur parregullsi të mëdha në Komunën që udhëhiqet nga serbët, Graçanicën.

Gjetjen e auditorit në këtë komunë kanë konstatuar se ekzistojnë persona fiktiv në listën e pagave në shëndetësi dhe arsim.

“Ekzistimi i punëtorëve fiktiv mund të rezultojë me vlera materiale të pagave të parregullta dhe mbivlerësim të shpenzimeve për paga në PVF. Gjatë fazës finale të auditimit ne kemi identifikuar një rrezik për mundësinë e ekzistimit të punëtorëve fiktiv në listën e pagave për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë. Për të konfirmuar rrezikun ne kemi kërkuar dëshmi shtesë dhe qasje në dokumentet e brendshme të shkollave dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në raportin e auditorit të vitit 2014, raporton Indeksonline.

Përveç kësaj, Komuna e Graçanicës nuk i ka lejuar qasje auditorit që të marrin dëshmitë e nevojshme mbi mbarëvajtjen e punës së kësaj komune.

“Si pasojë, ne kemi pasur kufizim të fushëveprimit të auditimit në këtë fushë dhe nuk kemi mundur të marrim dëshmitë e nevojshme të auditimit. Ne e kemi njoftuar menaxhmentin me kërkesat tona dhe kemi kërkuar shpjegimet e nevojshme. Menaxhmenti nuk ishte në gjendje të na ofrojë qasjen e kërkuar për auditimin e kësaj fushe, nën arsyetimin se kjo është çështje politike. Pasi që shpenzimet për paga për personelin arsimor dhe shëndetësor arrijnë vlerën 1,867,216€ ne konsiderojmë që mbivlerësimi i shpenzimeve për paga për punëtorë potencial fiktiv mund të jetë material. Kjo është baza për Mohim të Opinionit të Auditimit”, thuhet në raportin e auditorit./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-gracanices-paguan-njerez-pa-punuar-fare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala