Komuna e Gjilanit, tender ofertës së papërgjegjshme

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka anuluar tenderin e Komunës së Gjilanit për sinjalizim dhënë kompanisë “Viva Print”. Konfirmohet se kësaj kompanie i mungon validiteti i ofertës dhe se është e papërgjegjshme, sepse nuk ka vulosur certifikatën dhe se kjo kompani ka borxhe në Administratë Tatimore (ATK). Ankesa nga operatori “Toni” është aprovuar si e bazuar nga OShP.
“Aprovohet, si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik ‘Toni’ me seli në Gjilan, lidhur me aktivitetin e prokurimit për tenderin ‘Sinjalizimi horizontal dhe vertikal në Komunën e Gjilanit’, me nr. të prokurimit GI 651/15/052/521—Komuna e Gjilanit. Anulohet vendimi i Autoritetit Kontraktues (AK), Komunës së Gjilanit, për dhënie të kontratës, për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në raportin vlerësues të OSHP-së, përcjell kosovapress. Sipas këtij Organi lënda duhet të kthehet në ri -tenderim, raporton Express.
Paneli shqyrtues i OSHP-së ka konfirmuar se qëndron pretendimi i operatorit ekonomik ankues, se OE “Viva print” i rekomanduar nuk ka dorëzuar certifikatën ESO ashtu siç është kërkuar në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit e cila certifikatë e ofruar nuk ka qenë origjinal dhe e pa vulosur këtë e ka konfirmuar edhe eksperti shqyrtues në raportin e tij të ekspertizës por edhe në seancën dëgjimore.
Po ashtu, paneli shqyrtues gjeti se OE i rekomanduar për kontratë nuk ka dorëzuar vërtetim nga ATK në pajtim me kërkesat e përshtatshmërisë të OE për të cilët synohet dhënia e kontratës.
Paneli shqyrtues konfirmoi se OE në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka plotësuar validitetin e ofertës me çka e bënë të pa përgjegjshëm “Viva Print”.
Kurse, zyrtarë komuna të Gjilanit e kanë arsyetuar se për këtë tenderë kanë vepruar drejt.
“Sa i përket këtij tenderi ne kemi arsyetuar se kemi vepruar drejt kur kemi rekomanduar OE të përgjegjshëm me çmim 70-80% më të ulët se gjitha ofertat tjera, përshirë ato të përgjegjshme dhe papërgjegjshme”, ka thënë zyrtari komunal i Gjilanit në seancën dëgjimore.
Operatorit ekonomik ankues “Toni” nga Gjilani, konform nenit 118 pika 3, i kthehen tarifa e sigurimit të ankesës në shumë prej 500 eurosh./express