Komuna bën asfalt për amerikanët, jo për banorët e “Arbërisë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Jetojnë me baltën, ndonëse asfaltin ua premtuan kaherë.

Banorët e një pjese të Arbërisë po e akuzojnë Komunën e Prishtinës që u tregua e padrejtë ngase asfaltin që do të duhej ta shtronte tek ta, e shtroi një rrugë më lart, raporton 038 i KTV-së.

Banorët thonë se nuk kanë asgjë kundër amerikanëve, por që taksapaguesit duhet të jenë prioritet i drejtorisë së infrastrukturës.

Të moshuarit thonë se nga balta nuk mund të shkojnë as te mjeku.

Megjithatë, një pjesë e rrugës ka probleme pronësore. Hajrullah Gashi ka ndalur futjen e këtyre gypave nëpër tokën e tij, ngase siç thanë komuna dhe ujësjellësi, i dhanë vetëm 5 mijë euro, çmim ky qesharak në një tokë pranë rezidencës amerikane.

Drejtori i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se i vjen mirë që nuk po e akuzojnë Komunën që janë kundër amerikanëve. Megjithatë sipas Durmishit të gjitha rrugët në Arbëri do të shtrohen me kubëza vitin tjetër.

E sigurimit të rezidencës amerikane i ka penguar kamera e KTV-së, të cilët kanë thënë se ndalohet xhirimi i objektit, edhe pse nuk ka pasur asnjë shenjë që ndalon një gjë të tillë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-ben-asfalt-per-amerikanet-jo-per-banoret-e-arberise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala