Kompjuterët e pa shfrytëzuar të Fakultetit Ekonomik (Foto)

Kanë kaluar pothuajse disa vite që Fakulteti Ekonomik ishte pajisur me ca kompjuter për nevoja të studentëve të tij.
Këta kompjuterë ishin vendosur në korridor të fakultetit në katin e 2-të, në mënyrë që studentët të kenë qasje në internet dhe të informohen rreth shpalljeve dhe rezultateve që kanë të bëjnë me studimet e tyre, raporton Gazeta Fjala.
Mirëpo këta kompjuterë nuk janë funksional pothuajse prej kohës që ata janë vendosur aty , kështu ata po vazhdojnë të qëndrojnë të fikur dhe të pa shfrytëzueshëm në korridor të objektit të këtij fakulteti.
Gazeta Fjala sjell disa fotografi të gjendjes së këtyre kompjuterëve.