Kompanitë publike çerdhe e bandave mafioze

Autori:Avdyl Pajaziti

Pazaret për bordet po zvarrisin emërimet dhe pengojnë punën e Agjencioneve të pavarura.

Sipas opozitës kjo vjen si rezultat që koalicioni qeverisës LDK-PDK nuk po mund të merret vesh me partizanë, të cilit subjekt me qenë në këto borde.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë shkuar në pushime, ndonëse shumë punë i kanë lënë pas, sidomos Ndërmarrjet Publike dhe agjencitë e pavarura vazhdojnë të jenë pa borde. Si pasojë e kësaj, nuk dihet se çka është duke ndodhur në këto ndërmarrje dhe agjenci, ku dyshohet se ka shkelje dhe keqpërdorime edhe bazuar në raportet e auditorëve, shkruan Kosova Sot.

Qeveria shihet qartë se fare pak interesohet për këto ndërmarrje, vlerësojnë opozitarët dhe njohësit e ekonomisë. Deputeti Zafir Berisha, nga Nisma, thotë se jo rastësisht kompanitë publike janë pa borde.

“Kjo është si rezultat që koalicioni qeverisës LDK-PDK nuk po mund të merret vesh me partizanë, të cilit subjekt me qenë në këto borde. Në anën tjetër, tashmë nuk është ndonjë zbulim epokal që kompanitë publike kanë qenë çerdhe e bandave mafioze të vendit”, tha ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kompanite-publike-cerdhe-e-bandave-mafioze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala