Kompanitë për mbledhjen e mbeturinave

Sa i përket performancës së disa prej ndërmarrjeve lokale të cilat funksionojnë në sektorin e mbeturinave raporti I GAP-it tregon se në fund të vitit 2012, tri nga katër ndërmarrjet e audituara funksiononin me humbje financiare. Humbjet
financiare janë të pritura kur shohim se niveli I pagesës për grumbullimin e mbeturinave në nivel vendi arrin vetëm në 62%. Në aspektin operativ, edhe pse përqindja e ekonomive familjare të cilat kanë qasje në grumbullimin e mbeturinave ka shënuar përmirësim të lehtë, ende rreth 39% e familjeve iu mungon qasja në shërbimin
e grumbullimit të mbeturinave. Vlen të përmendet se në komunat si Skenderaj, Istog, Lipjan, Vushtrri përqindja e ekonomive familjare të mbuluara me shërbimin e grumbullimit të mbeturinave ishte nën 30%.