Kompanitë e sigurimit përçahen për policat kufitare

Autori:Avdyl Pajaziti

Bashkatdhetarët mund të mbajnë shpresë ende që pagesa e detyrueshme në kufi për të hyrë në Kosovë të përgjysmohet, shkruan sot Koha Ditore.

Përgjysmimi i tarifës së policës kufitare ka dalë si kërkesë e Kuvendit dhe guvernatorit të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, pas presioneve publike të bërë nga diaspora.

Asambleja e Përgjithshme e Byrosë së Sigurimeve ka caktuar një takim për të hënën, në të cilën do të diskutohet mundësia e uljes së çmimit të policave kufitare. Në prag të këtij takimi edhe një herë kanë dalë përçarjet që kanë kompanitë për uljen e çmimit. Ato kanë dalë me deklarata kundërshtuese gjatë të enjtes.

Ndërkohë burimet e gazetës kanë bërë të ditur se takimi i kompanive është shtyrë gjatë gjithë kësaj jave për shkak të mungesës së konsensusit për kohën e mbajtjes së saj dhe mospërshtatjen e agjendave të 12 kompanive. Burimet e gazetës po ashtu kanë sqaruar se kompanitë kanë qëndrime të ndryshme sa i përket uljes së çmimit të policave kufitare. Disa prej tyre e kundërshtojnë në tërësi uljen e çmimit, e disa janë për ulje më të moderuar të çmimit krahasuar me çmimin që është përfolur gjatë javëve të fundit për përgjysmim të tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kompanite-e-sigurimit-percahen-per-policat-kufitare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala