Kompanitë e arkave: Ja pse u pezullua puna

Autori:Avdyl Pajaziti

Për shkak të keqkuptimeve të krijuara së fundi sqarojmë opinionin dhe bizneset, që janë klientë tanë, se kompanitë e licencuara për arka fiskale e kanë pezulluar punën pasi ende nuk kanë një interpretim dhe informim nga ana e institucioneve përgjegjëse lidhur me modalitetet e zbatimit të Udhëzimit të ri Administrativ për Arka Fiskale.

Ne iu kemi drejtuar dy herë, Ministrisë së Financave dhe Administratës Tatimore që të na sqarojnë Udhëzimin e ri Administrativ në mënyrë që ne të vazhdojnë punën bazuar në atë udhëzim, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tyre.

Në konsultim me ekspertët ligjor të katër kompanive ne e kemi pezulluar punën pasi na është sugjeruar se çdo vazhdim i aktivitetit bazuar në Udhëzimin e vjetër Administrativ përbën shkelje ligjore.

Për të mos ardhur deri të shkelja ligjore ne jemi detyruar të pezullojmë punën.

“Në lidhje me raportimet për faktin se kemi qenë të pakënaqur me Udhëzimin e ri administrativ ne e kemi sqaruar disa herë se ky udhëzim iu pamundëson punën e mëtutjeshme 3 kompanive të licencuara për shkak të zgjatjes së kontrollës periodike vjetore ne 24 muaj. Përderisa arkat fiskale aktualisht shiten me një çmim prej 239 euro dhe fitimi është minimal i vetmi gjenerim i fitimit për të funksionuar si kompani është kontrolla periodike vjetore. Tashmë këtë shërbim mund ta ofrojë vetëm njëra kompani GEKOS, e cila ka numrin më të madh të arkave në treg. Në fakt edhe kjo kompani është duke shqyrtuar nëse do të detyrohet t’i mbyllë disa prej shtatë qendrave që ka në qytetet më të mëdha të vendit”, ka njoftuar Shoqata e Kompanive të Licencuar për Arka Fiskale.

Ne i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që sa më shpejt të na dërgojnë specifikat se si duhet të zbatohet Udhëzimi i ri Administrativ në mënyrë që të vazhdohet procesi i fiskalizimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kompanite-e-arkave-ja-pse-u-pezullua-puna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala