Kompania gjermane ‘Continental’ investim 17 milionësh në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Prodhuesi Gjerman i pjesëve të makinave ‘Continental’ të mërkurën më 8 korrik ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me qeverinë e Serbisë për ndërtimin e një fabrike të re në veri të Serbisë, saktësisht në qytetin e Suboticës, aty ku kompania gjermane vetëm se e ka një fabrikë, deklaroi ministri serb i ekonomisë.

‘Continental’ planifikon të investojë 17 milion euro në ndërtimin e fabrikës së re ku do të punësohen 500 persona, thuhet në deklaratën për media nga ministria e ekonomisë së Serbisë.

Kontrata e investimit do të nënshkruhet gjatë 30 ditëve në vijim, kurse ndërtimi i fabrikës pritet të përfundojë në pjesën e dytë të vitit 2016.
Qeveria e Serbe do të ofrojë 3 milion euro subvencione në këtë projekt.

Kompania ‘Continental’ operon në tregun serb që nga viti 2011, atëherë kur edhe ka investuar 11 milion euro në një fabrikë për prodhimin e pjesëve për ftohjen e pjesëve motorike, transmeton lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kompania-gjermane-continental-investim-17-milionesh-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala