Komisioni për verifikimin e kategorive nga lufta e UÇK vërshohet nga ankesat

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas publikimit të listave fillestare të verifikuara nga zonat operative të UÇK-së, Karadakut, Llapit dhe Nerodimes, Komisioni qeveritar për verifikimin e ketyre kategorive është përballur me ankesa.

Udhëheqësi i sekretariatit të këtij Komisioni, Faik Fazliu ka deklaruar se deri tani mbi 1500 individë janë ankuar në këtë komision, duke pretenduar se u është bërë e padrejtë në këtë proces.

“Në mbledhjen që e patëm të hënën, komisioni qendror e ka miratuar rregulloren e punës së brendshme me të cilën do të shqyrtohen të gjitha ankesat. Është formuar një komision i ankesave, i cili në bashkëpunim me të gjithë përgjegjësit e zonave, do t’i rekomandojë komisionit qendror ndryshimet eventuale të listave, pas shqyrtimit të të gjitha ankesave”, ka thënë Fazliu.

Ai ka deklaruar se në këtë proces askujt nuk do t’i hyhet në hak, duke shtuar se komisioni do t’i marrë parasysh të gjitha faktet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komisioni-per-verifikimin-e-kategorive-nga-lufta-e-uck-vershohet-nga-ankesat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala