Komisioni për persona të zhdukur injorohet nga EULEX

Autori:Avdyl Pajaziti

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur shumë çështje të ngritura do të mbesin pa përgjigje.

Kjo sepse aty po mungojnë përfaqësuesit e EULEX-it dhe të departamentit të mjekësisë ligjore. Këta të fundit mungojnë për shkak se gjenden në pushim.

Shqetësim për komisionin mbeten aktivitetet e pakta në terren. Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj tha se “këtë çështje do ta ndrisin edhe në instanca më të larta, se si qe dy muaj nuk kanë kontrate me një kompani vlerësuese për gërmime në terren”.

Ai madje e quajti një vit të keq sa i përket aktiviteteve në terren. Në këtë mbledhje familjaret po kërkojnë që të jepen informata rreth Qabratit të Gjakovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komisioni-per-persona-te-zhdukur-injorohet-nga-eulex/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala