Komisioni i Brendshëm i MTI-së anulon vendimin e ministres Bajrami për shkarkimin e sekretares Naka (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja e MTI-së Hykmete Bajrami nuk ka arritur ta bind as Komisionin e Brendshëm për shkarkimin e Sekretares Eljana Naka. Komisioni ka urdhëruar pezullimin e procedurave për shkarkimin e Sekretares.

Në vendimin e Komisionit thuhet se “pezullohet procedura e iniciuar nga z. Shaban Halimi – Ushtrues Detyre i Sekretarit ë Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ndaj znj. Eljana Naka për mos lajmërim në vendin e punës në afat prej tetë ditës”, shkruan gazeta Express.

Më tutje thuhet se “rekomandohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht UD i Sekretarit, të shfuqizojë Vendimin nr.7340 të datës 16.07.2015 deri në vendimin përfundimtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës”.

Ja dhe faksimilet e këtij vendimi:

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komisioni-i-brendshem-i-mti-se-anulon-vendimin-e-ministres-bajrami-per-shkarkimin-e-sekretares-naka-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala