Komisioni Evropian bënë thirrje për heqje dorë nga dhuna në Kuvend

Autori:Gazeta Fjala

Komisioni Evropian ka dalë me një deklaratë për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, në orët e vona mbrëmë ka thënë se “sërish kemi qenë dëshmitarë të pengimit të punës së Kuvendit, gjë kjo e dëmshme për jetën institucionale dhe për qytetarët e Kosovës”.

Në emër të KE-së, Kocijançiç ka bërë thirrje për heqjen dorë nga dhuna, e çfarëdo forme dhe nga të gjithë, dhe për kthim në dialog, duke u mbështetur në parimet e qeverisjes demokratike dhe të opozitës demokratike në kuadër të institucionit demokratik.

Sipas KE-së, të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse, e cila vetëm thellon ndarjen dhe e bën dialogun më të vështirë.

Kocijançiç ka thënë se qëllimet politike duhet të arrihen përmes një procesi demokratik, në interes të qytetarëve të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komisioni-evropian-bene-thirrje-per-heqje-dore-nga-dhuna-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala