Komisioneri Hahn viziton Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioneri Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, sot do të vizitojë Kosovën.

Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me udhëheqësit politikë të Kosovës, ndërsa ai do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e Kompleksit të Pallatit të Drejtësisë, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Kompleksi i Pallatit të Drejtësisë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, do të përurohet nesër.

Shuma e përgjithshme e këtij projekti, i cili është implementuar në kuadër “Modernizimit të infrastrukturës në sektorin e sundimit të ligjit” është 30 milion euro, nga të cilat 26.1 milion euro nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe Komisioneri Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë & Negociata për Zgjerim, Johanes Hahn, do të mbajnë një fjalim para audiencës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komisioneri-hahn-viziton-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala