KOMF: Të mbrohen të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka mbajtur sot një tryezë me organizatën One to One Children’s Fund, meqë rast kanë diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen fëmijet me aftësi të kufizuara.
Presidentja e KOMF-it, Blerta Perolli Shehu, ka thënë se shumica e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë “jetojnë në kushte të vështira dhe nuk i gëzojnë plotësisht të drejtat e fëmijëve”.
Ajo kërkoi që të ndërmerren hapa konkret për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara
Në anën tjetër, Liridona Zogaj, drejtoreshë e One to One Children’s Fund, organizatë kjo e cila ofron shërbime përmes qendrave ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara i ka bërë bëri thirrje komunave të përkujdesen për financimin e shërbimeve për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në tryezë morën pjesë edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, Sazan Ibrahimi nga Asociacionit i Komunave të Kosovës dhe të tjerë./Gazeta Fjala