KOMF reagon për dhunën ndaj nxënësve

Autori:Gazeta Fjala

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar ndaj akteve të dhunshme të ushtruara ndaj nxënësve në Republikën e Kosovës.

Pëmes komunikatës për shtyp njoftohet se me 29 tetor 2015, në kanalin You Tube në internet është publikuar një video në të cilën shihet dhuna e profesorit ushtruar ndaj nxënësit gjatë mbajtjes së orës mësimore.

 

“KOMF rithekson se dhuna e ushtruar ndaj nxënësve, është shqetësuese, e papranueshme dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore. KOMF apelon tek organet kompetente te marrin masat adekuate bazuar në legjislacionin në fuqi”, shkruan në komunikatë.

Sipas këtij koalicioni të OJQ-ve dhuna dhe veprimet e tilla të mësimdhënësit, bien në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës, Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe rregulloret përkatëse të punës së mësimdhënësve.

 

“Nëse veprimet e tilla vërtetohen dhe kualifikohen në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, atëherë të iniciohet procedura penale ndaj profesorit i cili ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit në fjalë”,thuhet në komunikat transmeton Gazeta Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komf-reagon-per-dhunen-ndaj-nxenesve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala