Komentuesit e ‘bombardojnë’ Hysen Durmishin pas pezullimit të vendimit për taksën 5 euro

Autori:A D

Lajmi për pezullimin e vendimit për tiketën ngjitëse prej 5 euro, nxiti reagime të shumta.

Vetë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili e mbronte me kokëfortësi këtë vendim, sot e dha lajmin se e ka anuluar atë.

E arsyeja, sipas tij, ishte se në lidhje me këtë kishte gjetur dokumente që bien në kontradiktë me njëra-tjetrën. Dhe, me të bërë publik vendimin për pezullim të taksës, Durmishi u ‘bombardua” nga komentuesit.

“Pse bre Hysen, sa ja nisem me festu po na e prish lumturin! Koncentrohu burrë se ndjenja janë këto, sot e vendos nëse e tërheq çka është kjo pune, nuk je bre burrë n’koperative por shtet je duke mbajt”, është njëri nga komentet e shumta në statusin e zv. ministrit të Liburn Aliut.

Në vijim mund të lexoni disa nga komentet në të cilat më së shumti kërkohet dorëheqja e  zëvendësministrit Durmishi./Gazeta inFokus/ 

Faktet e Infokus-it fituan përballë spekulimeve të Hysen Durmishit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komentuesit-e-bombardojne-hysen-durmishin-pas-pezullimit-te-vendimit-per-taksen-5-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala