Kombëtarja nuk shkon fare në Paris?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuqezinjtë mund të luajnë në qytete të tjera të Francës, duke e përjashtuar kryeqytetin si opsion.

Kombëtarja shqiptare mund të mos zbarkojë fare në Paris, gjatë Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet verën e ardhshme në Francë.

Kjo pasi do të jenë disa qytete mikpritëse të këtij evenimenti dhe Kuqezinjtë mund të luajnë në këto qytete, duke e përjashtuar kryeqytetin si opsion, përcjell Zëri.

Sidoqoftë, gjithçka pritet të dihet më 12 dhjetor të këtij viti, kur edhe do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Evropianit dhe do të dihen stadiumet ku do të luajnë përfaqësueset pjesëmarrëse.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kombetarja-nuk-shkon-fare-ne-paris/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala