Komandanti i FSK-së: Në lista ka manipulime

Autori:Avdyl Pajaziti

Komandanti i Forcës dhe i Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, dy dite para pensionimit ka deklaruar se në listat e publikuara të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë parregullsi.

Ai në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës ka thënë ndër të tjera se i ka premtuar ushtarëve të tij se do t’i largojë ata që nuk kanë qenë veteranë të UÇK-së, transmeton Zëri.

“Veteranë duhet të jenë personat që kanë qenë me pushkë dhe jo me njerëz që kanë qenë jashtë. Pra, them se në listat e veteranëve ka parregullsi dhe kjo është për keqardhje. Unë jam në kontakt me ushtarët e mi dhe ju kemi premtuar t’i largojmë gjithë ata që s’kanë qenë veteranë të luftës”, ka thënë Kastrati.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komandanti-i-fsk-se-ne-lista-ka-manipulime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala