Komandant Hoxha: Kurrë më nuk do t’i kap armët për të luftuar për shqiptarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha ka reaguar, ashpër ndaj aksioneve të sotme të policisë maqedonase në vendbanimet shqiptare.

Lexoni reagimin e plotë të tij:

“Sot, gjatë aksion it policor sllavo- maqedone në vendbanimet shqiptare, Kumanovë. Likovë dhe Brezë të shumtë janë personat që më bëjnë pyetje. kritika dhe keshilla në rrjetet sociale.

1) Komandant a ka polici maqedonase edhe në Tanush?

2) Komandant pse s’po reagon?

3) Komandant kapi armët se nuk durohet këso sulme dhe nëcmime të përditshme etj)

Përgjigjet:

1) Jo nuk ka pas sot qe 8 vite polic maqedon në Tanush. Përvec në zgjedhje që me kërkesa të shumta dhe lejen tonë ka pas 4 policë kufitarë për ta vëzhguar procesin zgjedhor ne

2) Askush nuk ka të drejtë të ma parashtroni këtë pyetje. Pse spo reagoj. Pyetjet tuaja bënjauni bdi- DUI dhe pdsh, pse spo reagojnë që kanë marrë votat tuaja dhe pyetni këto aksione bëhen me pëlqimin e Ali- Mendu apo nuk i pyet kush këta dhe shtroni pyetjet atyre se pse nuk dalin të prononcohen për këta aksione që ju bëhen shqiptarëve dhe pritni reagimin e tyre se a I përkrahin apo edhe ndoshta nëse ju beni presion edhe I kritikojnë aksionet e policisë mk ndaj jush e jo qorazi të jau jipni votat dhe pushtetin dhe privilegjet tjera e mua të më qani kokën me budallallëqet tuaja

3) Komandanti qe 8 vite që është me armë në krah por votat dhe lekët pojau jepni Ali kiametit dhe Mendu vojvodës, e 8 vite nuk vjen kush mem pyet a kanë nevojë për diçka apo si po ja kaloj në bjeshkët e karadakut. Fundja jam këtu në këto bjeshkë se ju me keni hedh anash dhe më keni çarmatos e nuk kam mundësi e ndërmend të marr diqka me armë veç pse dikujt I teket që votën e bizneset ti bëjnë me bdi- pdsh kurse K Hoxhën ta lamë maleve që najher kur të na duhet të naj Ben lajmet interesante. Jo qe besa mua me mjafton Krijuesi I gjithësisë Allahu dhe ato pak persona qe me dojne dhe me kanë ndihmuar deri tani. E ju keni kujt ti parashtroni pyetjet dhe te kërkoni ndihmë prej bdi- pdsh, por qe besa keni edhe krahun e luftës UÇK- Aksh- GRI dhe apet punët ma Mirë se une i keni ju me familje tuaja me roga. Une me 20 euro ne xhep larg nga familja me probleme te shumta. Mo na humbi durimin me pyetje e akuza te stilit idiotesk. Ki shkrim esht per ata te cilet punën dhe votën jau japin tradhtar edhe, hajnave, vrasësve. Alkoolikeve e narkomaneve, e ne anen tjetër ne fb me shkrimet dhe pyetjet e tyre pseudopatriotika na shesin mend ne fb” (sic.).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komandant-hoxha-kurre-me-nuk-do-ti-kap-armet-per-te-luftuar-per-shqiptaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala