Kolegji “Fama” arrin marrëveshje me Universitetin amerikan të Illinois

Autori:Avdyl Pajaziti

Është arritur nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në mes  Akademisë për studime universitare dhe lidership, “Northern Universitu Illionis”, dhe kolegjit “Fama”,që u mundësua nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Përfaqësuesi i këtij universiteti Paul Prabhaker, ka thënë se Kosova ka perspektivë të madhe në aspektin e edukimit dhe se ajo duhet të përfitojë nga ky partneritet e cila ndihmon atë në zhvillim të mëtejshëm ekonomik.

“Kosova është një vend me perspektivë shumë të madhe në aspektin e edukimit, nga vet fakti se është një shtet me popullatë të re dhe dinamike. Kosova duhet të shfrytëzojë rastin të fitojë nga ky partneritet dhe kjo përvojë të cilat duhet të jenë një funksion i mëtejmë i zhvillimit ekonomik”, tha Prabhaker.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, u shpreh falënderues për këtë bashkëpunim dhe se rezultatet pozitive në procesin e edukimit janë rrugë integruese në ndërkombëtarizimin e kuadrove të edukimit në Kosovë.

“Investimi në edukim është një ndër sfidat më të mëdha dhe rezultatet pozitive në këta aspekt janë garanci e zhvillimit ekonomik të vendit, garanci e stabilitetit social rreth zhvillimit ekonomik dhe garanci e përshpejtimit të proceseve integruese në të cilat ndodhet Kosova, sepse ky edukim në mes të Northon Illinois University dhe Famës  mund të jetë një garanci e ndërkombëtarizimit të kuadrove dhe të edukimit në Kosovë,”u shpreh Gërxhaliu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kolegji-fama-arrin-marreveshje-me-universitetin-amerikan-te-illinois/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala