“Kodra e Trimave” pa shpresë për ujë

Nuk ka ujë. Nga ora 11:00 e ditës në lagjen e “Kodrës së Trimave” në Prishtinë është ndalur uji. Prej kësaj ore e deri në orën 16:00 të pasdites uji nuk vije në këtë anë.
Ujin mëngu banorët e kësaj lagje janë duke e pasur tash e disa vite. Shehide Makolli banore e kësaj rrethine, ka treguar se për Gazetën Fjala vështirësitë që po u sjellë mungesa e ujit.
“Ujë s’kena, nonstop nalet, prej mas luftës e këna kit problem. Prej orës 11 deri në ora 4 pasdite nuk kena ujë, e kjo ndodhë çdo ditë”, thotë ajo.
Përveç ditës, mungesë të ujit kanë edhe në orët e vona të mbrëmjes. “Prej orës 10 ose 11 të natës nalet, e nuk vjen deri në ora 6 të mëngjesit”, thotë barorja tjetër Ajshe Makolli.
Kjo familje po ka problem edhe me gypin e ujësjellësit, i cili është prishur në mesin e oborrit të tyre. Gati dy muaj rrjedha e ujit të këtij gypi po kalon afër shtëpisë së tyre.
“Përveç kësaj kemi edhe probleme me gyp në oborr, ka rrjedhje të ujit, rrafsh që dy muj u prish”, tha Makolli. Banoret e kësaj lagje ujë nuk kanë, por faturat janë ato që iu vien me një shumë të madhe.
Agnesa vajza e kësaj shtëpie thotë se është për tu çuditur me faturat që vijnë çdo muaj.
“Faturat e shtrenjta vinë, a ujë s’kemi kërkun. Kena ndërprerje të ujit, por faturat vinë shumë të shrenjta”. Edhe me shumën e faturave nuk ndahen të kënaqur ngase sipas tyre askujt nuk i vije shuma e njëjtë.
“S’jemi të kënaqur, dikujt i vjen 5 euro e dikujt 19 e 20 euro”, thotë Shehidja zonja e kësaj shtëpie.
Orët e ujit nuk kontrollohen, bile kjo familje thotë se ka kohë që askush nuk ka ardhur ta shoh apo t’i marrë numrat.
“Orën vinë shumë rrallë e kontrollojnë, ka kohë që kërkush nuk u ardh me kshyrë”, thotë Agnesa.
Agnesa e cila duhet t’i laje enët e kuzhinës nervozohet sa herë që i ndalet uji. “Bash kur po na vyn ma së shumti uji, po ka mungesë”, thotë ajo e mërzitur. Prej 24 orëve, i bie që në këtë rrethinë të ketë vetëm 12 orë ujë.
Krejt këto ankesa të banorëve të kësaj lagje i ka hedhur poshtë Ujësjellësi Prishtina.
Arieta Mjeku-Azizi, zëdhënëse e kësaj kompanie ka thënë për Gazetën Fjala se furnizimi me ujë te pijshëm po shkon konform reduktimeve te planifikuara nga Drejtoria Teknike. Derisa ka treguar se në Kodrën e Trimave nuk ka mungesë të ujit.
“Nuk ka mungese uji në këtë lagje por në sezonin e verës kemi rritje enorme te kërkesave për ujë te pijshëm, ne krahasim me kapacitetet distribuese. Vështirësi dhe furnizim më të pavolitshëm, në këtë periudhe, kanë zonat e larta të cilat ndodhen mbi nivelin e rezervuarit Kodra, sepse shpenzimi enorm i zonave të ulëta e pamundëson një furnizim te rregullt në zonat e larta, pra shkak-keqpërdorimet e ujit”, ka thënë Mjeku- Azizi.
Kurse, ajo ka thënë se Banoret e kësaj ane janë diku përafërsisht 70% pagues te rregullt.
“Ujëmatësit në këtë zone dhe në të gjitha zonat e tjera kontrollohen 1 herë në muaj, apo minimumi 1 here ne 3 muaj. Faturat përputhen me shpenzimin e lexuar nga ujëmatësit, pra aq sa shpenzon, aq edhe shkon fatura mujore”, ka thënë zëdhënësja Mjeku- Azizi.
Ky është orari i furnizimit dhe reduktimit me ujë për lagjen Kodra e Trimave sipas Ujësjellësit.
03:00-10:00 kanë ujë të pijshëm, 10:00-16:00 reduktime te planifikuara, 16:00-22:00 kanë ujë, 22:00-03:00 reduktim i planifikuar./Gazeta Fjala/.