Kodheli pritet me nderime të larta shtetërore (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë Mimi Kodheli, bashkë me një delegacion të Ministrisë është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas ceremonisë ushtarake, ministrja Kodheli ka vazhduar një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.

Pas kësaj janë paraparë vizita në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kodheli-pritet-me-nderime-te-larta-shteterore-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala