Kodheli: Mos i bëni gabimet e Shqipërisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë ka thënë sot në Prishtinë se Kosova ka sfida të mëdha përpara dhe se po punohet bashkërisht për të bërë më të mirën e mundshme në rrugën e saj drejt strukturave euroatlantike.

“Dialogu bëhet përkrah strukturave të zgjedhura si dhe është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën… Mos i bëni gabimet e shqiptarëve, mësoni nga gabimet tona. Kështu rrugëtimi juaj do të jetë më i shpejt dhe më i sigurt”, ka shtuar ajo.

Kodheli këto deklarata i bëri pas një takim që pati me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Ndryshe, ministra shqiptare e Mbrojtjes e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë me të arritur në vendin tonë është pritur me një ceremoni ushtarake të organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kodheli-mos-i-beni-gabimet-e-shqiperise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala