Kod civil për sistemin e drejtësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Drejtësisë ka organizuar sot takimin e parë të Komisionit për Hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, ku u tha se kjo është pjesë e arkitekturës së drejtësisë.

Ky takim do të kryesohet nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili tha se themelimi i këtij komisioni është pjesë e arkitekturës së drejtësisë.

Ai tha se është punuar shumë në fushën e drejtësisë dhe se në Kosovë ka kaluar koha kur duhet të ketë ligje, por tash duhet të ketë ligje të mira.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se mbështet të gjitha reformat që duhet të ndërmarrën për të siguruar një gjyqësor të pavarur efikas dhe efecient

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kod-civil-per-sistemin-e-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala