Koci: Thaçin, Veselin dhe Haradinajn, nuk do t’i prekë Specialja

Autori:Avdyl Pajaziti

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, nuk do të hetohen nga Gjykata Speciale. Të paktën kështu beson avokati kosovarë, Arianit Koci.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një marrëveshje dhe të zgjerohet pista e hetimeve edhe për krimet e kryera pas 31 dhjetorit të vitit 2000.

“Çdo marrëveshje mund të ndryshohet dhe plotësohet. Edhe krimet e pasluftës janë barrë e madhe për shoqërinë tonë. Në mënyrë eksplicite nuk amnistohet presidenti nga ndjekja e Speciales. Por, nëse me pyetni privatisht se a do të akuzohet Thaçi, jam i bindur se ai nuk do të akuzohet nga kjo prokurori dhe nga kjo gjykatë”, ka shtuar Koci, për TV Dukagjinin

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koci-thacin-veselin-dhe-haradinajn-nuk-do-ti-preke-specialja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala