Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Donika Kadaj Bujupin

Arianit Koci, avokat mbrojtës i Donika Kadaj -Bujupit ka thënë për Klan Kosovën se prokuroria ka kërkuar masë paraburgimi për 30 ditë për deputetën.
Sipas tij, nuk ka bazë ligjore sepse akoma nuk dihet që tymi që u paraqit në seancë a është i rrezikshëm për deputetët, megjithatë sipas Kocit prokuroria po e cilëson si vepër të rëndë hedhjen e gazit në Kuvend.