Koci-Limajt: U largove nga Thaçi, se nuk të mbrojti prej veprave tua korruptive

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri Gani Koci, njëherësh anëtar i kryesisë së PDK-së, ka demantuar liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limajn, i cili dje tha se është ndarë me Thaçin kur kuptoj se po e sillte Serbinë në Kosovë.

Koci ka thënë se kjo është rrena më e madhe e Fatmirit deri më tash, sepse Limaj është larguar kur kuptoj se Thaçi nuk do ta mbronte për veprimet e tij korruptive si ministër, edhe përkundër përpjekjeve shantazhuese të tij. Madje, Koci ka kërkuar prej Limajt që të tregojë edhe në sa dyer ka trokitur Limaj për të bërë parti të re kundër Hashimit, pasi kishte dalur nga burgu i Hagës dhe se a kishte gjetur përkrahje.

“Fatmir Limaj në një deklarim për opinionin publik tha se u largua nga Hashim Thaqi kur kuptoj se ai po e sjell Serbinë në Kosovë?!! Kjo është rrena ma e madhe e Fatmirit thënë deri me tani. Fatmiri u largua nga Hashimi kur kuptoj se po ky Hashim nuk do ta mbronte Fatmirin për veprimet e tij korruptive si ministër… edhe përkundër përpjekjeve shantazhuese të tij. Të na tregoj Fatmiri në sa dyer trokiti për të bërë parti të re kundër Hashimit, pasi doli nga burgu i Hagës dhe se a gjeti përkrahje….! U kthy prapë te Hashimi!!!”, ka shkruar Koci në llogarinë e tij në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koci-limajt-u-largove-nga-thaci-se-nuk-te-mbrojti-prej-veprave-tua-korruptive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala