Koalicionit AKR-LDK në Mitrovicë po i vie fundit

Autori:Avdyl Pajaziti

Refuzimi i LDK-së që ta aprovojë projekt propozimi për ndërtimin e çerdhes në hapësirat e spitalit të qytetit në Mitrovicë, ka shkaktuar çarje mes AKR-së dhe LDK-së, që janë partner koalicioni.

Kryetari Agim Bahtiri nuk ishte i pranishëm gjatë seancës së kuvendit kur u votua kjo pikë, por ai mori në telefon shefen e grupit parlamentar, Xheverije Bahtiri – Ademi, të cilën e urdhëroi që ta lëshojnë sallën e të kërcënojnë me prishje koalicioni, raporton KTV.

Këtë e konfirmon edhe Mehdi Haxha nga radhët e PDK-së, sipas të cilit, ky koalicion është drejt fundit.

Haxha shtoi se Bahtiri ka kërkuar mbështetje nga PDK-ja në rast të prishjes së koalicionit.

Por, Safet Kamberi, kryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë, thotë se koalicioni është stabil dhe se këto diskutime nuk janë asgjë, transmeton Koha.net.

KTV-ja ka tentuar të marrë një prononcim nga Agim Bahtiri, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se është duke u konsultuar me kryesinë e partisë. Por, sipas tij, një koalicion nuk mund të vazhdojë nëse njëri partner nuk përkrah zhvillimin ekonomik të komunës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koalicionit-akr-ldk-ne-mitrovice-po-i-vie-fundit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala