Koalicioni LDK-PDK është i thyeshëm dhe i paqëndrueshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se koalicioni LDK-PDK është i brishtë, i thyeshëm dhe i paqëndrueshëm për shkak të luftës për dominim në mes të këtyre dy partive.

Ai për ‘Epokën e re’, tha se LDK-ja është duke tentuar ta dominojë skenën politike për shkak të postit të kryeministrit.

Në këtë kontekst, Hasani ka thënë se ky dominim mund t’i kushtojë PDK-së. Ai ka vlerësuar se PDK-ja mund të humbet nga koalicioni me LDK-në nëse Hashim Thaçi bëhet president me këtë sistem të qeverisjes.

“Nëse do të kemi sistem presidencial, atëherë pushteti koncentrohet në presidencë dhe në këtë rast, me Thaçin president, PDK-ja do të fuqizohet edhe më shumë”, ka deklaruar Hasani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koalicioni-ldk-pdk-eshte-i-thyeshem-dhe-i-paqendrueshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala