Koalicioni kundër ISIS realizon dhjetëra sulme ajrore

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e koalicionit që e ka në shënjestër grupin Militant Shteti Islamik në Siri, kanë njoftuar sot për dhjetëra sulme nga ajri në drejtim të caqeve të IS-it.

Ushtria amerikane ka njoftuar sot, se vetëm gjatë të premtes, shtatëmbëdhjetë sulme janë kryer në Irak dhe gjashtëmbëdhjetë të tjera në Siri.

Ushtria ka njoftuar se sulmet në Irak janë realizuar në afërsi të Mosulit, ku janë goditur pesë caqe dhe një sasi e armëve të Shtetit Islamik.

Si rezultat i sulmeve në Siri, ushtria ka njoftuar se është goditur një fabrikë e kontrolluar nga Shteti Islamik dhe një zonë e naftës dhe gazit që njashtu kontrollohej nga militantët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koalicioni-kunder-isis-realizon-dhjetera-sulme-ajrore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala