KMDLNj: Po shkelen të drejtat e të miturve të privuar nga liria

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të lirive të Njeriut konsideron se që nga fillimi i vitit shkollor të miturit që janë duke u mbajtur në Qendrën për të Mitur në Lipjan, janë të përjashtuar nga njëra ndër të drejtat elementare të personave të privuar nga liria, e drejta për arsim dhe aftësim profesional.

Sipas KMDLNj-së arsyetimi i drejtorisë komunale për arsim në Lipjan është se nuk kanë kuadër të mjaftueshëm andaj, deri në një zgjidhje tjetër nuk do të vazhdojë mësimdhënia për të miturit e privuar nga liria.

“Për KMDLNj-në është brengosëse rënia e numrit të mësimdhënësve deri në një situatë kur edhe nuk ka fare të angazhuar në mësimdhënie edhe për këtë e pësojnë të miturit e privuar nga liria, pa fajin e tyre. KMDLNj në bazë të monitorimeve të rregullta në këtë qendër konstaton se kushtet për mësim në këtë qendër janë të mira madje më të mira se në disa shkolla publike. Së voni është formuar një Komision trepalësh për tejkalimin e situatës por ende nuk ka zgjidhje”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj kërkon nga MASHT-i si autoritet më i lartë për arsim dhe nga vet ministri Arsim Bajrami që sa më shpejt që është e mundur ta bëjnë një zgjidhje që të miturit e privuar nga liria të jenë në gjendje t’i vijojnë mësimet sikur edhe t’i kompensojnë orët e humbura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kmdlnj-po-shkelen-te-drejtat-e-te-miturve-te-privuar-nga-liria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala