KMDLNj: Nuk ka pasur flet arrest të shkruar për Kurtin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thotë se ka siguruar informatën se në momentin e arrestimit të Albin Kurtit nuk ka pasur fletarrest të shkruar por vetëm flet arrest verbal.
KMDLNj kërkon përgjegjësi për të gjithë ata që kanë kontribuar në përshkallëzimin e situatës qoftë duke tejkaluar autorizimet zyrtare (gjatë arrestimit), qoftë atyre protestuesve që kanë gjuajtur gurë dhe gjësende të forta në drejtim të policisë.
Po ashtu, KMDLNj kërkon nga udhëheqësit e pozitës dhe opozitës të kontribuojnë në qetësimin e situatës përmes një dialogu politik sepse problemi i natyrës politike nuk mund të zgjidhet me mjete të dhunshme.