KMDLNJ kërkon hetim për listat e kategorive të dala nga lufta

Pas bërjes publike të listave të veteranëve, të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës të Zonave të Llapit, Karadakut dhe asaj të Nerodimes dhe pas shpërthimit të paknaqësive për këtë proces KMDLNJ ka kërjkuar hetimin dhe marrjen e masave juridiko penale për shkelësit eventual.
KMDLNj ka thënë se procesi i përzgjedhjes dhe verifikimit të listave për kategoritë e dala nga lufta ka qenë krejtësisht jo transparent dhe i mbështetur në interesat partiake, politike, personale, familjare, klanore dhe biznesore. KMDLNj thotë se procesi i përzgjedhjes dhe verifikimit të këtyre listave ka qenë krejtësisht jo transparent, i pa monitoruar dhe i mbështetur në interesat partiake, politike, personale, familjare, klanore dhe biznesore.
“Në listë të përfituesve ka të tillë që nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me luftën, nuk kanë qenë pjesë e saj, as si luftëtarë e as si përkrahje logjistike e për më keq ka të tillë që e kanë përfituar statusin e invalidit të luftës pa qenë fare të plagosur apo të lënduar. Janë një numër i madh i përzgjedhur në baza familjare dhe farefisnore e që lehtësisht mund të verifikohen. Lënia në përgjegjësi dhe vullnet të komandantëve të zonave apo edhe komandantëve të tjerë rajonalë dhe lokalë e drejta për të “dëshmuar” statusin e veteranit, dëshmorit apo invalidit të luftës ka mundësuar shpërdorime të mëdha aq më parë që një numër i komandantëve, gjatë dhe sidomos pas përfundimit të luftës është kriminalizuar skajshmërish dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me një numër që pastaj kanë fituar statusin e veteranit, dëshmorit apo invalidit të luftës! Ky proces i verifikimit është dashur të monitorohet nga një ose më shumë burim të pavarura. Për KMDLNj-në është shumë brengosëse se si një numër i personave të pandërgjegjshëm duan të përfitojnë në kurriz të atyre që janë sakrifikuar dhe të cilët padrejtësisht kanë mbetur jashtë listave të përfituesve”, thuhet në një komunikatë të KMDLNj-së