KMDLNj kërkon hetim ndaj policisë dhe protestuesve

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke dhënë vlerësimin për protestat e djeshme, ka kërkuar hetim për të gjithë ata protestues që ushtruan dhunë, që bënin thirrje për dhunë, që e dëmtuan pronën private dhe publike.

KMDLNj gjithashtu të kërkon hetim edhe për policët që tejkaluan autorizimet zyrtare duke përdorur forcë ndaj protestuesve, në rast kur ajo ka qenë e panevojshme.

KMDLNj po ashtu ka kërkuar të lirohen kalimtarët e rastit që nuk kanë ushtruar kurrfarë dhune e që mbahen të arrestuar.

Ndërsa, policia, duke tentuar t’i shpërndajë protestuesit përdori gaz lotsjellës edhe në sheshin “Nëna Terezë” duke shkaktuar probleme edhe për qytetarët që kishin lokale në shesh, në zyrat e tyre sikur edhe në banesat duke mos pasur mundësi të lëvizin për shkak të manifestimeve të dhunshme të protestuesve, numri të madh të policëve dhe gazit lotsjellës.

KMDLNj konsideron se ky është keqpërdorim i nxënësve në funksion të arritjes së qëllimeve politike dhe si i tillë duhet të dënohet sikur që duhet të ndërmerren masa parandaluese në të ardhmen.

KMDLNj kërkon përgjegjësi për ata që lejuan që nxënësit t’i lëshojnë orët e mësimit, nga kujdestarët, drejtorët e shkollave përkatëse dhe Drejtorisë për Arsim të komunës së Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kmdlnj-kerkon-hetim-ndaj-policise-dhe-protestuesve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala