Klitschko mbron sërish titullin e botës (VIDEO)

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko ka mbrojtur titullin e kampionit të botës, pasi ka mposhtur boksierin Bryant Jennings në Madison Square Garden të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Klitschko ka fituar vetëm pas 12 raundeve me vendim të gjyqtarëve, pasi Jennings ishte shumë i qëndrueshëm.
Klitschko kështu e ka mbrojtur titullin e botës në boks për të 18-ën herë me radhë.
Pas meçit Klitschko tha se nuk është i kënaqur, pasi nuk mundi ta përdorë ashtu siç deshi të djathtën e tij.
“Nuk më dha mundësi që ta godasë me të djathtën aq sa unë desha. Ai ka shumë vetëbesim, është shumë atletik”, deklaroi Klitschko pas ndeshjes.
Në anën tjetër Jennings mendon se dueli ishte më i barabartë se rezultati.
“Sa herë fillova të punoj ai më mbante. Kur ai më mbante e godisja në trup. Ndoshta e kam goditur me qindra herë në trup, por jo shumë në kokë. Mendoj se dallimi në pikë duhet të ishte shumë më i vogël”, deklaroi Jennings.