Klinika e Syve pajiset me aparatura të reja mjekësore

Autori:Avdyl Pajaziti

Klinika e Oftalmologjisë ( Syve) e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është pajisur me aparatura të reja mjekësore për kryerjen e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për shërbime oftalmologjike.

Klinika është pajisur nga QKUK me fundus kamera, yag laser, OCT ultrasonografi dhe aparatura për fakoemulzifikim.

“Si rezultat i aparaturës së re ka filluar të kryhet procedura e fakomuzlifikimit, ku janë bërë 20 intervenimet e para me këtë teknologji bashkëkohore”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, kjo klinikë ka pranuar donacion disa aparatura nga Spitali Turk “ Yoz Vakfi” nga Stambolli, përfshirë dy mikroskop operativ, një aparaturë për fakomuzifik, një autorefraktometër, biomikroskop dhe instrumente tjera kirurgjike.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, klinika ka ofruar 9748 shërbime shëndetësore, janë kryer 640 operacione, 311 aplikime intravitreale (bevacizumab) 60 ndërhyrje laserike dhe 319 ultrasonografi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/klinika-e-syve-pajiset-me-aparatura-te-reja-mjekesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala