Klasat e nënta nesër i nënshtrohen testit

Autori:Avdyl Pajaziti

Nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen nesër testit të arriteshmerisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme. Kjo do të dihet në fillim të qeshorit, atëherë edhe kur pritet të publikohen rezultatet e këtij testi.

Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka thënë për KosovaPress se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbajtjet e testit.

“Ne si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet kur them përgatitjet nga përgatitja e tekstit, nga mbikëqyrja pasi që administrimi do të bëhet nga komunat …. Njëherit, ne si ministri do ta mbikëqyrim këtë proces, kemi delegu edhe zyrtaret tonë që do të jenë kryetar të komisioneve në qendrat e testimit dhe shpresojmë që do të shkojnë marë e mirë. … rreth 35 mije semimaturantë do t’i nënshtrohen këtij testimi që rezultatet e tyre ne, presim t’i bëjmë publike në fillim të qershorit. Nga përmbajta jo se kjo është një rikapitulim i shkathtësive dhe aftësive të tyre, të cilat i kanë arrit që shkollimit të obliguar nuk ka ndonjë risi për t’u theksu nga vitet e tjera”, tha Guri.

Kurse, kritikat që kanë ardhur lidhur me mbajtjen e testit gjatë ditëve të punës, Guri i arsyeton me faktin se disa nxënës udhëtojnë nga fshatrat në qytete dhe se kanë probleme në udhëtim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/klasat-e-nenta-neser-i-nenshtrohen-testit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala