Klasat e gjimnazit gjuhësor me nga 48 nxënës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në gjimnazin gjuhësor në Ferizaj në një klasë mësimi aktualisht sipas ditarit zyrtar mund të numërohen deri në 48 nxënës, ndërsa kjo stërngarkesë po kritikohet ashpër nga mësimdhënësit e shoqëria civile, derisa nga ana tjetër, mbipopullimi i klasëve po justifikohet nga krerë të arsimit dhe drejtues shkolle.

Mirëpo, me gjithë faktin se në ditar zyrtarisht ka të shënuar edhe 48 nxënës, janë vetë mësimdhënësit në Ferizaj që dyshojnë se në disa klasë ky numër nuk është real me gjendjen faktike.

Mësimdhënësi Heset Shala, ka thënë se në klasët e dhjeta, në të dy gjimnazet numri i nxënësve të regjistruar nëpër ditar është 48, kurse nëpër klasë sipas tij janë deri në 60 nxënës.

“Konkurset për pranimin e nxënësve janë shpallur vetëm për 32 sish, por në ndërkohë nga drejtori i DKA-së Muhamet Halili dhe zyrtarë të tjerë komunalë janë dërguar edhe lista të tjera antiligjore, duke mos u përfillur asnjë kriter dhe tani kemi këtë numër aq të madh nëpër klasa”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/klasat-e-gjimnazit-gjuhesor-me-nga-48-nxenes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala