Klasa mafioze dhe klasa e të nënshtruarve!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova prej pas luftës është ndarë në dy klasa!

Në klasën e të privilegjuarve dhe në klasën e të diskriminuarve, ose më mirë të them në klasën e të nënshtruarve!

Në klasën e të privilegjuarve janë pushtetarët dhe oligarkët e lidhur me ata, të cilët janë bërë milionerë në Kosovën e pas luftës, dhe e kanë krijuar perandorinë e milionerëve, nga paraja e klasës së diskriminuarve/nënshtruarve!

Që do të thotë se kanë krijuar pasuri marramendëse, nga kurrizi i popullit, korrupsioni, krimi i organizuar, informaliteti, nga vjedhja dhe zhvatja e parasë publike, parasë së popullit!

Kurse në klasën e të diskriminuarve/nënshtruarve gjendet popullata, ose thënë në për qindje, 97% e popullatës!

Në Kosovë udhëheqësit shtetërorë, oligarkët e biznesit, gratë dhe fëmijët e udhëheqësve dhe oligarkëve, janë të privilegjuar. Udhehëqësit, pushtetarët me influencë dhe fuqi ekzekutive, oligarkët e biznesit dhe ”Vipat”, janë ata që i bëjnë dhe aprovojnë ligjet si u pëlqen dhe gëzojnë privilegjet që ja krijojnë vetes.

Pa dyshim që me të gjitha ato privilegje ja krijojnë vetes, nuk i marrin as leje as aprovim askujt. Kjo klasë mafioze dhe kriminale, për shkak se abuzon me këto të drejta dhe privilegje, korruptohet, kriminalizohet dhe degjeneron në luks. Në këto sisteme diktatoriale dhe në sisteme me demokraci të brishta, siç është ky sistem i yni mafioz, pabarazia ka qenë, është dhe fatkeqësisht do vazhdojë të ekzistojë.

Pse ekziston kjo pabarazi?
Ekziston sepse këta mafiozë të politikës dhe parapolitikës, kanë krijuar këtë sistem kriminal, që të punojnë për interesat e veta dhe të një rrethi të ngushtë. Deri sa të kemi këtë sistem kriminal dhe mafioz, do ekzistojnë dy klasa: 1) klasa e të privilegjuarve (politikanët dhe VIP-at), që do vazhdojnë të na plaçkisin akoma, do të pasurohen akoma më shumë me paratë tona dhe do të degjerohen në superluks. 2) klasa e të diskriminuarve ose klasa e të nënshtruarve (97 për qind e popullatës), të cilët do të vazhdojnë të jetojnë në skamje e varfëri!

Për krijimin e këtij sistemi kriminal dhe mafioz, e fajësoj popullin që ka lejuar dhe akoma po i lejon këta kriminelë të politikës dhe parapolitikës, t’i vjedhin, t’i plaçkisin, t’i vrasin, të tallen me ta, ta shkatërrojnë shtetin dhe t’ju shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, e këta mafiozë me paratë e tyre të jetojnë si mbretër e pashallarë. Por ky popull prapë se prapë po vazhdon të jetë në gjumë dhe t’i toleroj këta mafiozë dhe kriminelë! Vazhdon të jetë i nënshtruar, i përbuzur dhe i pafuqishëm përballë këtyre pushtetarëve mafiozë! Një gjë duhet ta kuptojë populli, që vetëm ai mundet dhe duhet t’i largojë nga pushteti këta mafiozë, kriminelë dhe banditë, në të kundërtën do të vijë një ditë ku do të jetë vështirë për t’i hequr qafe!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/klasa-mafioze-dhe-klasa-e-te-nenshtruarve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala