Kjo ndërtesë në Brezovicë u nis për spital e u shndërrua në hotel!

Kjo ndërtesë tetëkatëshe që shihet në foto ka mbetur pezull pasi u nis si spital e gjatë rrugës u shndërrua në hotel. Ndërtesa në fjalë është e vetmja që i kalon dy katet në pjesën më turistike të Kosovës, në Brezovicë. Investimi i ndërmarrjes Rezonanca ka shëmtuar krejtësisht pamjen siç edhe shihet në foto.