Kjo lojë për iPhone po pëlqehet jashtëzakonisht shumë (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Të luash SPL-T është si të kërcesh prapa në kohë. Mund të jetë një lojë që është lansuar gjatë këtij viti për iPhone, por ajo të kujton lojërat që dikur i luanit në Game Boy.

Kjo është një lojë që ka ngjallur nostalgji në mesin e përdoruesve, dhe të cilët nuk po ‘pushojnë’ së luajturi atë.

SPL-T është e padepërtueshme që në fillim; madje edhe udhëzimet janë konfuze, transmeton lajmi.net.

Loja fillon në një ekran të zi, dhe më pas duke klikuar në të ekrani do të ndahet në dysh. Më pas, ju i ndani edhe këto dy kuti, dhe kutitë tjera, dhe të tjerat, derisa ato bëhen shumë të vogla dhe derisa ju mbetni ‘pa lëvizje’.

Kjo lojë është bërë tani e popullarizuar dhe përdoruesit janë duke garuar mes vete se cili po arrin pikë më shumë, për të pasur rezultatin më të lartë.

Për më shumë shikojeni këtë video:

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kjo-loje-per-iphone-po-pelqehet-jashtzakonisht-shume-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala