Kjo është “Pema e Jetës” në Afrikë, 2000 vjet e vjetër

Autori:Avdyl Pajaziti

Ekziston një pemë në Afrikë të Jugut që është 2,000 vjet e vjetër – dhe që njihet si “Pema e Jetës”.

Kjo pemë, përveç që është shumë e vjetër, ka disa fruta të cilat kanë veti të mëdha shëndetësore dhe që gjithashtu kanë një shije të mirë.

Sipas një legjende afrikane, “Zoti Thora” e hoqi këtë pemë që po rritej në kopshtin e tij dhe e hodhi nga muret e Parajsës në Tokë – pemë kjo që vazhdoi të rritej për 2,000 vjet në Afrikë.

Sot, shumë afrikan e quajnë atë “Pema e Jetës”, dhe nuk është e vështirë ta kuptosh pse. Me një trung që mund të rritet deri në 15 metra, një pemë e tillë e vetme mund të mbajë rreth 4,500 litra ujë, transmeton lajmi.net.

Gjethet e pemës hahen për të rritur sistemin imun dhe frutat që dalin nga kjo pemë, të quajtur “baobab”, kanë tre herë më shumë vitaminë C se një portokall, 50% më shumë kalcium se spinaqi dhe është një burim i pashtershëm i antioksidantëve, molekulave që luftojnë sëmundjet dhe që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundje të zemrës.

Kjo lloj peme është shumuar dhe është mbjellur në kopshte të ndryshme të njerëzve atje, të cilët gjithashtu e quajnë “Pema e Jetës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kjo-eshte-pema-e-jetes-ne-afrike-2000-vjet-e-vjeter/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala