Kjo është modelja 16-vjeçare nga Kosova ndër më të kërkuarat në Gjermani

Autori:Avdyl Pajaziti

Modelja 16-vjeçare, Arbrora Haziri, është duke e jetësuar ëndrrën e saj në profesionin e modeles, pasi ka sfiduar ‘në Javën e Modës’ në Gjermani.

“Kam qenë në Javën e Modës në Gjermani “Fashion Black Colour”. Pas kësaj sfilate kam marrë ftesat e para për të qenë imazh i dy kompanive të njohura në Gjermani, por menaxheri im, Behxhet Haziri, brenda këtij muaji, do të përcaktohet se me cilën do firmosim kontratë një vjeçare”, është shprehur ajo në një prononcim për Gazetën KNN.

Arbrora derisa vazhdon të tregojë se ka pasur ftesa të marrë pjesë edhe për “Miss Gjermania 2014”, por nuk ka dashur t’i hyj garës, sepse siç thotë ajo, nuk kishte qenë e përgatitur psiqikisht pasi që edhe nuk kishte pasur një eksperiencë në këtë profesion. Ajo është e kënaqur me pjesëmarrjen e vajzave shqiptare nëpër evente të ndryshme të cilat kanë pasur suksese të ndryshme.

modelja 3

 

“Jam e kënaqur me pjesëmarrjen e vajzave shqiptare gjithandej botës në këto evenimente të bukurisë dhe të modës mirëpo nuk duhet ndaluar me aq dhe të mbesin me një çmim ose një kontratë por të shkojnë edhe me tutje duke vulosur bukurinë shqiptare se jem raca me e bukur në botë” pohon Arbrora.

Në të ardhmen ajo mendon që krahas shkollimit të saj në mjekësi të vazhdojë edhe në fushën e pistës së modës, derisa brenda këtyre ditëve, ajo pritet të firmosë kontratë një vjeçare me njërën prej dy kompanive më prestigjioze në Gjermani të kremave të ndryshme dhe make up, për të qenë imazh i tyre.

Familja e modeles Arbrora Haziri vjen nga i Mitrovicës, por ajo ka lindur dhe është rritur ne Gjermani, përkatësisht në qytetin e Hanoverit. Së fundmi, modelja 16-vjeçare tashmë gjendet për disa ditë në Kosovë, ku është duke bërë një set të fotove nga fotografi i mirënjohur, Avni Selmani./Gazeta KNN

modelja

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kjo-eshte-modelja-16-vjecare-nga-kosova-nder-me-te-kerkuarat-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala