Kjo është linja e re hekurudhore, që do të përshkojë Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), është duke siguruar një kredi të lartë prej 39.900.000 eurove, për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky është transaksioni më i madh i BERZH-it në Kosovë deri më sot dhe investimi i parë i Bankës në sektorin e transportit të vendit.

Projekti do të përmirësojë lidhjen midis rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit evropian, përmes Korridorit VIII dhe Korridorit X në IRJ të Maqedonisë, në jug të vendit dhe deri tek kufiri në veri me Serbinë.

Kredia për infrastrukturë e Hekurudhave te Kosovës (Infrakos), do të sigurojë fonde për të përmirësuar lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Kosovës, përmes korridorit të 10-të.

Kjo linjë do të jetë e gjatë 148 kilometra, e ndarë në tre seksione: seksioni jugore Fushë Kosovë – Kufiri me Maqedoninë; pjesa qendrore Fushë Kosovë-Mitrovicë; dhe, linja deri tek pjesa veriore e Mitrovicës.

Krahas kredisë së BERZH-it, edhe Banka Evropiane e Investimeve është duke kontribuar në këtë projekt.

Projekti gjithashtu përfiton nga mbështetja e donatorëve me grante të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe grante për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.

hekurudha2-690x326

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kjo-eshte-linja-e-re-hekurudhore-qe-do-te-pershkoje-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala