Kjo është kërkesa për ta arrestuar Hashim Thaçin (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, bazuar në ligjet e saj, ka të drejtë ta arrestoj Hashim Thaçin si terrorist dhe ta mbajë dhjetë vjetë në burg sapo ai të shkelë në territorin e Serbisë.

Në vitin 1997 ai është shpallur fajtorë për vepra terroriste nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe është dënuar me dhjetë vite burg.

Në pamundësi që ta arrestonte në atë kohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e kishte shpallur atë në kërkim dhe  kishte kërkuar nga qytetarët që kishin informacion për Hashim Thaçin, të njoftonin organet e rendit.

Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte drejtor politik në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

922686_10151582248242697_332651840_n

Të drejtë juridike për arrestimin e Thaçit, organeve të rendit në Serbi, i japin edhe juristët kosovarë, bile ka nga ta që punojnë brenda institucioneve kosovare.

“Nëse fletarresti ende është në fuqi, ata janë të obliguar ta zbatojnë atë, pasi gjykata është e ndarë nga politika”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Përveç kësaj Qeveria e Kosovës po frigohet se Zëvendës Kryeministri, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vritet në Beograd.

Në një prononcim për mediet serbe, zëvendës ministri Petrit Selimi ka konfirmuar se Thaçi paraprakisht është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në një ngajrje të shoqërisë civile në kryeqytetin e Serbisë, por ai ka kërkuar siguri për të pasi vlerësohet se ekziston rrezik potencial për jetë.

Selimi ka përkujtuar se Qeveria e Kosovës ka ofruar siguri të mjaftueshme për ministrin e Jashtëm Serb, Ivica Daçic, gjatë vizitës që ai pati muajin e shkuar në Kosovë.

“Ne shpresojmë se autoritetet serbe janë gjithashtu të gatshme dhe në gjendje ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Selimi.

Edhe njohësi i qështjeve të sigurisë në vend, Florian Qehaja, ka thënë për Gazetën Fjala se ekziston rreziku për sulm ndaj zëvendës kryeministrit Thaçi, por sipas tij vullneti politik në Serbi është që të ofroj siguri maksimale për këtë vizitë.

“Unë mendoj se konsekuencat janë shumë më të mëdha për Serbinë nëse i ndodhë diçka zëvendës kryeministrit në këtë vizitë. Megjithatë ekzistojnë elemente të caktuara të gjandarmërisë dhe strukturave tjera janshtë kontrollit”, thekson Qehaja.

Megjithatë ai nuk beson seQeveria e Serbisë do të lejoj ti ndodhë ndonjë e keqe Thaçit

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kjo-eshte-kerkesa-per-ta-arrestuar-hashim-thacin-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala